Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Insajderi
17 June 2025 - 19:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E mërkura fillon me intervale me diell. Nga mesdita vransira vertikale paraqiten në pjesë të vendit, që më vonë pasdite zhvillohen në rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima.

Nuk përjashtohet mundësia që lokalisht të jenë më intenzive dhe me breshër. Duke shkuar nga mbrëmja më vonë, reshjet pushojnë.

Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 29C e 31C, e minimalet në mëngjes mbesin të larta, ndërmjet 13C e 16C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-7m/s.

Kushte paksa më jostabile po mbeten ditën e enjtë dhe të premte, ku orëve të pasdites priten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima. Temperaturat të enjten shënojnë rritje deri në 31C e 32C, e të premtën zbresin në 27C e 28C.

Temperaturat do të pësojnë rënie deri në 25C e 26C përgjatë fundjave, por se do të mbretëroj mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Edhe temperaturat minimale zbresin nga 15C e 17C, deri në 10C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior, prej ditës së premtë me intenzitet mesatarë e mesatarisht të fuqishëm, 5-13m/s.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark