Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim

Insajderi
16 June 2025 - 23:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, mjaft i nxehtë dhe me zagushi. Pasdite pritet të ketë shtim dhe dendësim masiv të vranësirave dhe zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive me breshër dhe vetëtima e bubullima të zhurmshme sidomos orëve të vonshme të pasdites dhe mbrëmjes por nuk priten reshje në tërë territorin.

Temperaturat mjaft të larta, por në zonat me zhvillim të vranësirave dhe rrebesheve do të ketë freskim të përkohshëm, por të konsiderueshëm të motit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shtim lokal të vranësirave. Pasdite pritet që vranësirat të zhvillohen duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër, kryesisht në zonat kodrinore-malore.

Edhe dita e mërkurë pritet të jetë mjaft e paqëndrueshme, me diell dhe zhvillime të fuqishme konvektive që si pasojë mund të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale.

Ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm, me diell dhe zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark