Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
05 March 2025 - 08:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mot i kthjellët dhe me diell parashihet edhe përgjatë ditës së mërkurë. Ultësirave mund të paraqiten kushte për mjegullinë, apo mjegull mëngjesore. Temperaturat minimale zbresin nën 0C, deri në -4C e -1C, ndërsa maksimalet gjatë ditës vijojnë me trend rritës deri në 15C e 17C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-5m/s.

Mot kryesisht me diell po parashihet edhe ditëve vijuese deri në fundjavë dhe më i ngrohtë, me maksimale që arrinë deri në 20C e 21C ditën e premte. Temperaturat minimale gjithashtu shënojnë rritje mbi 0C në fundjavë. Ditën e premte dhe shtunë kalojnë vranësira, por kryesisht shtresore të larta. Nga dita e premte do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 2-6m/s.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark