Parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    09 April 2025 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën parashihet që të kalojnë më shpesh vransira, sidomos nga pjesë qëndrore e lindore të vendit, ku përreth zonave malore mund të shfaqen kushte për riga lokale shiu, apo ndonjë rrebesh të dobët dëbore në vise të larta malore.

    Minimalet ende të ulëta, zbresin në -4C e -2C, ndërsa temperaturat maksimale në rritje, shkojnë deri në 10C e 13C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e veriperëndimore 4-8m/s.

    Sistemi frontal që vije me masa të ftohta ajrore përgjatë rajonit ditën e enjtë sjell mundësi për të reshura shiu, apo dhe bore me rënie të temperaturave krejt vonë gjatë natës me kalimin në ditën e premtë. Të shtunën paraqiten mundësi për riga lokale shiu, e të dielen më shumë intervale me diell. Temperaturat mbeten përreth vlerave prej 10C e 13C, deri të shtunën, e tek nga e diela shënojnë një rritje deri në 15C e 16C. Minimalet mbesin nën 0C deri të premtën, e më pas shënojnë rritje deri në 2C e 4C në fundjavë. Erëra të ftohta veriore e veriperëndimore frynë gjatë ditës së enjtë dhe të premtë, me hove deri në 12 e 13m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark