Parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    12 April 2025 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshjet lokale shiu që kalojnë mbi vend vonë gjatë natës, vazhdojnë orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo gjatë ditës nuk do të mungojnë as intervale me diell.

    Duke shkuar nga mbrëmja vranësirat shpërndahen. Frynë erë veriore mesatare 5-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, derisa maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C.

    Mot i ngrohtë e kryesisht me diell po parashihet për ditën e diel, me maksimale që arrinë deri në 20C e 22C. Ultësirave fillimisht mund të paraqiten kushte për mjegull. Ditën e hënë dhe të martë kalojnë më shpesh vranësira mbi vend, që edhe mund të shoqërohen me reshje lokale shiu, mirëpo temperaturat mbesin të larta deri në 18C e 20C. Të mërkurën kryesisht me diell, me maksimale prej 23C e 25C. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje në këtë periudhë nga 2C deri në 8C e 10C./Mendimi për motin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 April 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark