Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
03 December 2025 - 08:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mjegull parashihet të formohet ultësirave në vend orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë. Vransirat kalojnë më shpesh, që orëve të paradites shoqërohen edhe me reshje lokale shiu. Nga mesdita herë herë mund të ketë edhe intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 7C e 10C. Dominojnë më shumë qetësitë, e pasdite mund të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-8m/s.

Vransirat do të dominojnë vendin përgjatë ditëve të ardhshme, herë herë të shoqëruara me reshje lokale shiu, mirëpo temperaturat shënojnë rritje mbi mesatare, deri në 10C e 11C, maksimalet derisa minimalet luhaten ndërmjet 2C e 6C. Ditën e enjtë po parashihet të fryjë erë mesatare juglindore 7-13m/s, e nga dita e premtë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark