Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
10 December 2025 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e mërkurë parashihet të mbretëroj mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell. Kalojnë kohëpaskohe vransira, kryesisht të nivelit të lartë.

Ultësirave, vazhdojnë kushtet për mjegull, që lokalisht mund të mbetet edhe pas mesdite. Temperaturat minimale zbresin në -2C e 1C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 11C e 12C, derisa pjesëve ku mjegulla mbetet më gjatë 4C e 9C. Dominojnë qetësitë. Ditën frynë erë e lehtë drejtimesht të ndryshme 1-3m/s.

Ditën e enjtë mbetet mot kryesisht me diell, me temperatura maksimale që arrinë vlera deri në 12C e 14C. Të premtën dhe të shtunën ekzistojnë mundësi që vransira të ulëta, të shtrihen pjesëve të ulëta të vendit, ndërkohë që temperaturat pësojnë rënie graduale deri në 9C e 7C gjatë fundjave. Mundësi për mjegull ultësirave shfaqen ditën e diel, që edhe mund të qëndrojë më gjatë pas mesdite. Do të vazhdojnë të dominojnë qetësitë, ndërkohë që gjatë ditës frynë erë e lehtë, veriore e verilindore 2-4m/s, njofton Mendimi për Motin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark