Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
10 January 2026 - 08:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përziera dimërore (shi i ngrirë, shqotë dhe borë). Reshjet pritet të jenë kryesisht në formë shiu, sidomos gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje pritet e gjitha të shndërrohet gradualisht në borë.

Po ashtu, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, reshjet pritet të shoqërohen me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark