Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
03 June 2026 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në zona të caktuara, kryesisht gjatë orëve të pasditës, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Në mbrëmje, pritet të depërtojë një sistem parafrontal, i cili lokalisht do të gjenerojë rrebeshe shiu, të cilat gjatë natës pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimi dhe herë pas here mjaft e fuqishme, veçanërisht në orët e mbrëmjes, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark