Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
09 August 2026 - 08:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi do të ketë mot kryesisht me diell dhe të nxehtë.

Sipas IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, veçanërisht në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira.

Këto vranësira mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku do të paraqiten këto procese.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.

Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark