Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
21 October 2026 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa rreth mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave. 

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ato pritet të gjenerojnë reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Reshjet më intensive priten gjatë natës.

Vlen të theksohet se do të ketë prani të grimcave të pluhurit saharian, si pasojë e të cilave, në zonat ku do të ketë reshje, shiu do të jetë i përzier me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga juglindja, e cila lokalisht mund të jetë e fortë, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark