Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për të martën

Insajderi
26 January 2026 - 23:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për të martën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën parashikohet që reshjet e shiut të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, ndërsa më të intensifikuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit. Në zonat malore, si dhe lokalisht në zonat më të ulëta, priten reshje bore.

Gjatë pjesës së parë të ditës, vranësirat do të fillojnë të tërhiqen gradualisht nga perëndimi në drejtim të lindjes, ndërsa reshjet në lindje të vendit pritet të pushojnë dhe të tërhiqen gradualisht gjatë orëve të pasdites.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-41 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 12°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark