Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Insajderi
27 August 2026 - 22:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Gradualisht do të shtrihet vranësira sahariane, duke sjellë përqendrime të larta të pluhurit, me ç’rast pritet të krijohet pamje e turbullt e qiellit dhe dukshmëri më e kufizuar horizontale.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17–43 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 40°C./meteokosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark