Parashikimi i motit për vikend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për vikend

    Insajderi
    09 May 2025 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e shtunë kalojnë vransira përgjatë vendit, ndërkohë që nuk mungojnë intervale më të shpesha me diell. Pasdite më vonë përreth pjesëve malore në perëndim e jug të vendit mund të zhvillohen kushte për ndonjë rigë shiu. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 5-9m/s.

    Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, ndërsa minimalet zbresin në 8C e 11C.

    Rrebeshe e bubullima më të përhapura në vend po parashihen për ditën e diel orëve të pasdites, me një rritje të temperaturës deri në 21C e 23C. Mot jostabil dhe i ndryshueshëm po parashihet dhe ditëve të para të javës vijuese. Kalojnë vransira, por nuk mungojnë dhe intervale me diell, e orëve të pasdites paraqiten rrebeshe shiu. Temperatura maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C. Minimalet zbresin deri në 3C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s./Mendimi për motin/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark