Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit përgjatë javës së ardhshme

Insajderi
08 February 2026 - 19:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit përgjatë javës së ardhshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë javës së ardhshme në vend pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë i vranët, me riga shiu vende-vende. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë.

Të martën parashihet mot i vranët me intervale me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë ngrica. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 5 deri në 9 gradë.

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 12 gradë.

Sipas Institutit, të enjten moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 12 gradë.

Edhe të premten parashihet mot i vranët me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark