Moti për ditën e martë në Shqipëri parashikohet të jetë me alternime vranësirash gjatë ditës dhe kthjellime në orët e pasdites.
Në orët e mëngjesit, përgjatë luginave prezencë të mjegullës së dendur.
Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.