Shkruar nga Dalina Buzi
Meqenese u hap tema e gjendjes se Parashqevi Simakut, mua me vjen vertet keq, po Parashqevia dikur zgjodhi te bente shkeputje totale nga Shqiperia. Ne 2O03, une shkoj ne SHBA si gazetare e Top Channel, per te ndjekur presidentin e atehershem, Alfred
Moisiu ne nje seance te OKB-se ne New York dhe shfrytezova kohen per te intervistuar kengetaret shqiptare qe jetonin atje (Anita Bitrin, Aurela Gace, Merita Halili, Gezim Nika dhe Parashqevi Simaku). Parashqevia kishte nje live ne nje lokal te vogel. Shoqerohej nga ish-bashkeshorti. Disa vite me pare ajo kishte nxjerre nje album nen emrin Vivian Simaku me dicka te tipit new age- etno te cilin une e kisha blere me qejf. (me falni nese nuk e kujtoj a ishte album, apo ajo ishte pjese e nje albumi me artiste te ndryshem)
Afrohem ti flas Parashqevise dhe ajo ma kthen anglisht.
Refuzonte te fliste shqip edhe pse e sjellshme dhe e embel sic e kishte komunikimin. Flet dicka me burrin e saj dhe me thote qe per momentin do kendoj. I them qe kam ardhur qe nga Shqiperia etj por asaj si behej vone.
E marr ne telefon prape se normalisht ajo do bente lajm ne Shqiperi dhe me tha tekstualisht “Menaxheri im nuk do qe te flas. Menaxheri ishte i shoqi. Kur kthehem ne Shqiperia ia tregoj shefave ne Top qe madje e shtuan si tekst ne dokumentar edhe pse une isha kunder.
Gjithsesi, Parashqevia mund te quhej delirante nga shume, por ajo ndoshta e vetme ne nje shtet te madh dhe nen hipnozen e te shoqit (mendoj te dy kishin hipnotizuar njeri-tjetrin), e projektonte veten vetem per tregun amerikan dhe donte te hynte e te prezantohej aty si amerikane. Dy vjet pasi iku, ajo u kthye ne Shqiperi me Robertin dhe fliste shqip me dialekt amerikan. 2 vjet!!! (Arbereshet e flasin me mire shqipen)
Deshira e saj per tu asimiluar teresisht, ishte gati ekstremiste. Te qenit idhull dhe seks simbol ne Shqiperi dhe perplasja me nje pandjeshmeri te showbizit amerikan per artiste te huaj, besimi ndoshta i tepert tek i shoqi i saj pa ndonje background menaxhimi dhe shume me pak i kualifikuar dhe jo aq i suksesshëm sa e shoqja, ishin ndoshta goditjet e para per te. Madje dikush me ka thene qe kur erdhi ne Shqiperi, ajo pretendonte se dasma e saj do te transmetohej dhe ne CNN.
Natyrisht ne vitet 90te artistet shqiptare nuk kishin dhe aq shume informacion per Ameriken. Parashqevia e cila u prit ne fillim nga komuniteti amerikan si ZOTI, madje U derdhen shume $$ per te ndihmuar karrieren e saj, kishte te gjitha te drejtat ne bote PER TE ENDERRUAR DHE PER TE NDJEKUR ENDRREN.
Por 29 vjec, me dialekt dhe me bio jo sh terheqese per tregun amerikan dhe ndoshta NE KOHEN E GABUAR, ajo nuk mund te behej POP Star, nje vend i rezervuar per amerikane, kanadeze dhe angleze. Ceshtja eshte qe Parashqevia ne gjykimin tim fluturoi me lart sec duhet dhe refuzoi te prekte token dhe per me teper, refuzoi te ndjente edhe token meme.
E shfrytezoi pak lidhjen e saj me Shqiperine ne albumin etno, ne fund te viteve 90 (e bleva ne USA ate album), por ndoshta ajo vazhdonte te kerkonte ate YLL qe kishte ne venddlindje.
Fatkeqesi ta them, por duke marre parasysh dhe eksperiencen time personale, Parashqevia me tre emra (Vivian dhe tani Simaku) eshte viktime e rrezimit te saj nga fluturimi i gjate mbi re dhe ndoshta nga besimi i tepert ne njerez qe kerkuan ta formatonin ne dicka qe veshtire te behej pas 29 vitesh ne nje vend te izoluar komunist.
Ajo e fshiu Shqiperine sepse mendoi se do e pengonte, por e kerkoi qiellin e Amerikes si nje yll shqiptar.
Ky eshte nje konstatim i imi, por padyshim une nuk di asgje per historite dhe sfidat e saj personale te tjera ne familje dhe me shendetin mendor.
Gjithsesi, zhdukja e saj e qellimshme per planet e saj ne Amerike, e ktheu artisten ne Shqiperi ne nje ikone. Ajo “vdiq’ per ne madherisht, sic vdiq Vace Zela e cila iu largua mikrofonit kohe para se te ikte nga kjo jete. Ndaj kjo video qe doli tani ishte tronditese, sepse ne e kishim zhdukur tashme nga jeta mes artisteve te gjalle me koncerte e instagrame dhe e kishim vendosur ne nje mazoleum me te vdekurit e medhenj.
Parashqevia eshte gjalle, me emer tjeter dhe mbledh ndihma.
Idhulli yne, pop stari yne, e para sex simbol ne Shqiperi, Malena e viteve 80, u shfaq e dobet, e pambrojtur, e braktisur.
Ky ishte takimi qe Parashqevia ne 100O vjet sdo ua uronte kurre vetes se saj.
Do ishte mire te mos e kishim pare ate video, po e pame dhe ndoshta nuk ndodhi pa qellim.
Vivi e largoi Shqiperine qellimisht per kaq e kaq vite, por sot nese ajo eshte ne gjendje te kuptoje, mund te kuptoje qe Shqiperia eshte ajo qe e ka dashur me shume dhe qe kurrsesi nuk do ta linte te endej rrugeve si nje “e moshuar qe i gezohet nje batanijeje”.