×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Paratë i pagova e pronën kurrë nuk e mora – rrëfimi i biznesmenit që akuzon Kyreprokurorin e Gjilanit

    Insajderi
    12 June 2022 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Parat i pagova e pronën kurrë nuk e mora” – kështu është shprehur për InDoks biznesmeni kosovar nga Zvicra, Dukagjin Gërvalla derisa rrëfen mashtrimi që thotë se iu bë nga kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

    Bëhet fjalë për dy prona në rrethin të Gjilanit. Në fshatin Ramjan e Kllokot. Thotë se për këto prona investoi deri në 600 mijë euro.

    “Kam rënë dakord me ta, gjë që u realizua por nuk që nuk u realizu për mua deri sot“, shprehet ai pasi ka kaluar afro 17 vjet nga investimi që bëri.

    Tokat ishin blerë nga shtetit përmes një ankandi ku fitues kishte dal Mehdi Zymberi njëri nga bashkë ortakët. I cili vetëm më pas do ta fuste në ‘lojë’, Arben Kadriu. Kryeprokurorin e Gjilanit.

    Pjesa më e madhe e pronave për të cilat Dukagjin Gërvalla ka pretendime e hedh akuza edhe drejt Arben Kadriut, aktualisht Kryeprokuror i Gjilanit, gjenden në fshatin Ramjan. Toka e blerë në Ramjan sipas Gërvalles nga Zymberi ishte vendosur në emër të kryeprokurorit.

    “Arben Kadriu, nuk e di qa ka qenë në atë kohë, avokat më duket por mua ka qenë vetëm miku i Mehdi Zymberi, besimi ka qenë i plotë e pastaj ky është bë prokuror në Gjilan dhe sot është kryeprokuror, Arben Kadriu”, thekson ai përgjatë rrëfimit.

    Ai tregoi se si në vitin 2009 vendosën t’i ndanin rrugët.

    “Kemi filluar bashkërisht kemi pasur ideja, por sikur në Kosovë pastaj u prishën marrëdhëniet edhe erdhën deri tek vendimi që me u nda. Kur u ndamë, secili e kish projektin e vet. Fillimisht ska problem, ndahemi në 2008-2009, ti e ke pjesën tënde ai të vetën edhe ato mbetën vetëm fjalë. Nuk u realizuan asnjëherë, u dashtë me u fut në procedurë, në gjykata dhe sot e asaj ditë nuk u rregullu, ndërsa projektet e mija, paralele kam këqyr unë me i bë vetëm, si e pashë që me ta kur ish në pyetje vetëm për punë të vogla nuk mujtum me gjetë ujdi e pamë që kanë mashtrime dhe nuk kanë seriozitet dhe kom vendos përmes gjykate unë i kam bë ato paditë e para që të ndahem”, tha ai.

    “Kam besu në gjykatë dhe për mua ajo punë u kanë normale, që po e kërkojë pjesën time, i kam pasur avokatët e mijë  për mua ka qenë shumë e thjeshtë por faktikisht dul shumë e komplikuar deri sot po e përsëriti nuk kemi mujt me rregullu asnjë gjë sa i përket Kllokotit e Ramijanit”.

    Gërvalla rrëfimin e tij e vazhdon duke akuzuar direkt Arben Kadriun, tash Kryeprokuror i Gjilanit, për ndikim. Dyshon që edhe gjyqtarët po frikësohen nga ai që të i japin një epilog rastit të tij.

    “Arben Kadriu këtu ka pasur ndikim shumë të madh se mos me pa qenë ai, kurrë Mehdi Zymberi skish mujt 17 vjet me na ngre nëpër procedura. Kjo është me dhënë shpjegimin e kësaj punë, për mua gjykata u kanë nën ndikim dhe më kanë thënë dhe skam qejf me jau përmend emrat, po me ardhë puna edhe emrat jau përmendi që janë frikësu me më mbrojte se të gjithë e dinë që unë po e lypi veç drejtën tem. Si kam lyp askujt haraç, as si kom marrë kujt pare”, tha ai.

    Gjykatësit e Policia edhe krejt janë tutë me më mbrojte, janë tutë prej situatës se ka qenë shumë e acarume edhe kjo funksionojë deri më sot, dhe kom vendos që 17 vjet e kom mshel gojën, nuk mundem më që jam lodh, jam ka lypi drejtësi edhe njerëzit që nuk janë në vend të duhur me i largu. Unë nuk kam kurrfarë force, unë kam drejt me i denoncu gjërat që ndodhi në Kosovë. Në rrugë me pa diçka thërras në telefon, nuk mundem unë mos me fol e lë më këtu që është në pyetje parja jeme, puna jeme, 30 vjet me mu hëngër mu nëpër avokatë e gjykatë nuk është në rregull”, u shpreh ai.

    Në këtë intervistë të gjatë për InDoks Gërvalla ka folur edhe për veprime jashtë gjyqit, për njerëz që i kanë dërguar, e për fjalë që ka dëgjuar rreth tij.

    “Po sigurisht krejt qojnë njerëz, e kom qu jemi mundu në çdo mënyrë, por nuk ka këtu ka mashtrim. Qëllimi i kësaj pune është me të tutë ose me të thanë nuk ka rrugë tjetër, unë jam këtu, unë vendosi qysh na tha edhe kryeprokurori atëherë, që këtu nuk ka vend për vepër penale vazhdoni me civilin dhe mos më merrni kohë, dhe nuk na la me shku me vazhdu padinë në polici. Dhe kush nuk ka guxu, ju kam thënë disa herë partnerëve të mijë qaq janë frikësu unë sot nuk e kuptojë pse janë frikësu, na kemi dhënë lekë, po e lypim tokën tonë prej kujt me u frikësu”, deklaron ai.

    Edhe pse i ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë duke pritur për të marrë në pronësi, tokën për të cilën thotë se vece i k paguar paratë. Edhe pse për vite të tëra zvarriten seancat gjyqësore e nuk i jepet rastit vendim final, Dukagjin Gërvalla megjithatë këmbëngul që do të vazhdojë me rrugën ligjore.

    InDoks | E akuzon Kryeprokurorin -Rrëfimi ekskluziv i Dukagjin Gërvallës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark