Insajderi
Lajme

Paris Guri i përgjigjet Pecit: Mezi pres përballjen në gjykatë, orkestrimi i vetëm është vjedhja e buxhetit

Insajderi
30 January 2026 - 15:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paris Guri i përgjigjet Pecit: Mezi pres përballjen në gjykatë, orkestrimi i vetëm është vjedhja e buxhetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas intervistimit të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale, ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri. Përmes një deklarate, Guri e ka cilësuar veprimin e Prokurorisë si një hap të domosdoshëm, duke shtuar se kallëzimi penal ndaj ministrit bazohet në dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe buxhetit të shtetit, shkruan Insajderi.

Guri i është përgjigjur pretendimeve të Pecit për një “fushatë të orkestruar”, duke i kthyer akuzat mbrapsht.

Sipas tij, “orkestrimi” i vetëm ka ndodhur brenda dikasterit që udhëheq Peci.

“I vetmi orkestrim në atë rast ka qenë orkestrimi i tij për të shpërndarë paratë e buxhetit te familjarët e eksponentëve të VV-së,” u shpreh Guri.

Ministri Peci ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Gurit, por ky i fundit deklaroi se e mirëpret këtë ballafaqim.

Përveç temës së granteve, Guri ka rikthyer në vëmendje edhe çështjen e manipulimit të votave, duke listuar emra të zyrtarëve të pushtetit që sipas tij kanë përfituar nga vjedhja e votave

Taulant Kelmendi: 918 vota të vjedhura

Arbër Rexhaj: 623 vota të vjedhura

Rea Krasniqi: 540 vota të vjedhura

Albin Kurti: 485 vota të vjedhura

Paris Guri: 564 vota të hequra deri tani

Ai u shpreh i vendosur për të vazhduar denoncimet, duke thënë se nuk do të ndalet derisa të gjithë ata që kanë “futur duart në buxhet” të marrin dënimin e merituar. “Mezi po e pres ftesën e Prokurorisë dhe përballjen me ty në gjykatë“.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark