Paris Hilton dukej mahnitëse në bikini me ngjyrë të kuqe teksa ndau një puthje romantike me të fejuarin Carter Reum në jahtin luksoz.
Derisa po shëtitnin përreth Francës, ylli 40-vjeçar dukej në kulmin e lumturisë me partnerin e saj në pushimet në Corsica dhe Sardinia, shkruan DailyMail.
“Vera e dashurisë”, ka përshkruar Paris fotografitë e publikuara. “Pata pushimet më relaksuese duke shijuar ujërat e Corsica dhe Sardinia bashkë me të fejuarin tim”, shkruan më tej.
“Mezi po pres të kthehem përsëri”, vazhdoi Paris, duke pyetur fansat se ku duhet të shkojnë ata për muajin e mjaltit.
Në disa fotografi që i ka publikuar gjatë vikendit, biondina e famshme u shfaq me bikini shumëngjyrëshe, taka të larta nga Valentino dhe një palë syze dielli.
Ajo dhe i fejuari i saj, Reum, pritet të martohen këtë vit me një ceremoni që pritet të shfaqet në televizion si “reality show”, për fansat e saj.
Paris muajin e kaluar, në “The Tonight Show” tha se do të veshë 10 fustane të ndryshëm në ditën e saj më të veçantë.
Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë edhe disa projekte muzikore.
Për të shënuar 15-vjetorin e albumit debutues, Paris u premtoi fansave në një postim në Instagram se do të rikthehet në studio për të regjistruar këngë të reja, në një të ardhme të afërt./Telegrafi/