Parma e trondit Juventusin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Parma e trondit Juventusin

    Insajderi
    23 April 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parma ka shkaktuar një surprizë të madhe në javën e 33-të të Serie A duke mposhtur Juventusin me rezultat minimal 1-0 në “Ennio Tardini”, një fitore që jo vetëm ngrit moralin e skuadrës, por edhe përkeqëson pozitën e “Zonjës së Vjetër” në garën për top katërshe.

    Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në fundin e pjesës së parë, në minutën 45+1. Ishte Pellegrino ai që finalizoi saktë pas një asisti nga Valeri, duke e çuar në ekstazë publikun vendas.

    Parma, që po lufton për mbijetesë, tregoi disiplinë dhe luftë në çdo cep të fushës, duke mos i lënë hapësira një Juventusi që vuajti në ndërtim dhe konkretizim.

    Pas kësaj humbjeje, Juventus mbetet në vendin e pestë me 59 pikë, duke rrezikuar të mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Parma ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe merr frymë më lirshëm në vendin e 15-të.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark