Partia Demokratike e Kosovës reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Partia Demokratike e Kosovës reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë

    Insajderi
    08 September 2021 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në Pejë, ku mbeti i vrarë kandidati për kryetar të Pejës nga ky subjekt, Astrit Ademaj, dhe ish kandidati për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Partia Demokratike e Kosovësështë e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë” – thuhet në njoftimin zyrtar të PDK-së.

    Kujtojmë që rasti ka ndodhur rreth orës 20:20. Përveç Ademajt i vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj dhe i plagosur Avni Ademaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark