×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Partia e Jabllanoviqit: Nëse na ka mbet pak krenari, t’i themi JO Listës Serbe

    Insajderi
    14 December 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Serbëve të Kosovës në krye me Aleksandar Jabllanoviq kanë reaguar pas vendosjes së barrikadave në veri të vendit.

    Sipas kësaj partie, Lista Serbe bashkë me Zyren e Serbisë për Kosovë janë fajtore për barrikadat e vendosura.

    Në postim thuhet se qytetarët nuk mundën të shkojnë në spitale edhe pse ishin të sëmurë apo edhe nxënësit në mësime.

    “Bashkëqytetarët tanë të sëmurë nuk mundën të shkonin në spitale, fëmijët nuk mundën të shkonin në mësime dhe u larguan nga Kuvendi i Mitrovicës së Veriut, qyteti simbol i lirisë dhe rezistencës sonë ndaj shqiptarëve”, thuhet në postim.

    Ndër të tjera, sipas partisë së Serbëve të Kosovës, nëse ka pak krenari duhet t’i thuhet jo Listës Serbe. Gjithashtu, të njëjtit thonë se në barrikada nuk ishte Petar Petkoviq edhe as “heronjtë” e tjerë të Beogradit.

    “Nëse ka pak krenari dhe arsye tek ne, duhet t’i themi JO Listës Serbe dhe të huajve me të cilët duan të na marrin. Në barrikada nuk e shohim Petar Petkoviqin apo “heronjtë” e tjerë të Beogradit, të cilët skiftojnë serbët dhe u japin shpresa të rreme, dhe ne shohim serbët në Twitter dhe Facebook që me barrikada nuk do të na sjellin rezultatin e dëshiruar.
    Partia e Serbëve të Kosovës”, thuhet në postimin e partisë

    Postimi i plotë:

    Politika e “urtë” e Listës Serbe dhe Zyrës për KiM e ka sjellë sërish popullin serb në barrikadat në të cilat ngrijnë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkëqytetarët tanë të sëmurë nuk mundën të shkonin në spitale, fëmijët nuk mundën të shkonin në mësime dhe u larguan nga Kuvendi i Mitrovicës së Veriut, qyteti simbol i lirisë dhe rezistencës sonë ndaj shqiptarëve. Nëse ka pak krenari dhe arsye tek ne, duhet t’i themi JO Listës Serbe dhe të huajve me të cilët duan të na marrin. Në barrikada nuk e shohim Petar Petkoviqin apo “heronjtë” e tjerë të Beogradit, të cilët skiftojnë serbët dhe u japin shpresa të rreme, dhe ne shohim serbët në Twitter dhe Facebook që me barrikada nuk do të na sjellin rezultatin e dëshiruar.
    Partia e Serbëve të Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark