×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Lirisë në Austri: Kosova çerdhe e ISIS-it

    Insajderi
    21 January 2016 - 14:00

    Debati në Parlamentin Evopian ku u ratifikua Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe BE-së përkundër votimit me shumicë ka pas edhe zëra kundërshtues për Kosovën.

    Madje deputetët e Partisë së Lirisë në Austri kanë shkuar aq larg, sa e kanë quajtur Kosovën si një çerdhe të Shtetit Islamik të njohur si ISIS.

    Këtë e ka konfirmuar vet Edon Cana, konsull i Kosovës në Strasburg, teksa ka folur në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini.

    “Kishte disa zëra kundër, si rasti i deputetëve të Partisë së Lirisë – parti austriake, ku u tha se Kosova do të jetë çerdhe e ISIS-it në Evropë… Kosova rrezikon të bëhet një bazë e rekrutimit të terroristëve”, ka theksuar Cana.

    Përpos deputetëve austriak, kundër Kosovës kanë qenë edhe disa deputetë grek.

    “E majta dhe e djathta ekstreme, kanë lëshuar deklarata të llojit se po mbështetet imperializmi amerikan përmes përkrahjes se Kosovës, deri e djathta ekstreme greke e cila e ka qortuar injorancën e Evropës sipas tyre, që e ka lënë Kosovën të formohet si shtet”, ka shtuar Cana.

    Përkundër kësaj, Parlamenti Evropian ka votuar me shumicë absolute prej 486 vota për dhe 102 kundër, ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Kosovën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark