Insajderi
Lajme

Partia e Nenad Rashiq rikthehet në Kuvend me një ulëse

Insajderi
29 December 2025 - 10:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Partia e Nenad Rashiq rikthehet në Kuvend me një ulëse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka falënderuar të gjithë qytetarët që i dhanë besimin e tyre dhe i bëri të mundur rikthimin e partisë në Kuvend.

Sipas tyre, me 4,600 vota të fituara, partia siguron një ulëse.

Në një njoftim zyrtar, partia thekson se mbështetja e qytetarëve është një forcë dhe një detyrim për të vazhduar luftën për lirinë, drejtësinë dhe mbijetesën e popullit. Ajo premton të jetë më e pranishme, më e përkushtuar dhe të shndërrojë besimin e qytetarëve në rezultate konkrete për komunitetin.

“For Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Partia e Nenad Rashiq, falënderon të gjithë ata që qëndruan pranë saj në këtë moment të rëndësishëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark