Insajderi
Lajme

Partitë kanë afat deri më 7 dhjetor për dorëzimin e listave të kandidatëve

Insajderi
03 December 2025 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Partitë kanë afat deri më 7 dhjetor për dorëzimin e listave të kandidatëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit më 28 dhjetor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndërkohë, partitë politike kanë filluar njoftimet për aderime të reja dhe prezantimin e kandidatëve të rinj.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Insajderin se subjektet politike kanë afat deri më 7 dhjetor 2025 për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë përmes platformës zyrtare të KQZ-së.

Ai tha se ky afat vlen për të gjitha partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur që kanë aplikuar për certifikim.

“Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”., tha ai për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark