×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë marrin 4.2 milionë euro nga Kuvendi

    Insajderi
    05 February 2016 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm nga buxheti i Kosovës, subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvend marrin mijëra euro, madje edhe miliona, për zhvillimin e demokracisë, por këto mjete, ato i përdorin më shumë për paga, mallra dhe shërbime, pagesa të qirave të objekteve e tjera, se sa për demokratizim.

    Zëri raporton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 25 janar ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë e 200 mijë euro nga Fondi për mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2016. Në bazë të këtij vendimi, do të përfitojnë 15 subjekte politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas vendimit të KQZ-së, meqë është partia që ka më së shumti ulëse në Kuvend, PDK-ja do t’i marrë 1 milion e 295 mijë euro ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 1 milion e 50 mijë euro,

    Ndërsa blloku i tri partive opozitare do të marrë 1 milionë e 155 mijë euro. Nga kjo shumë “Vetëvendosje”, do të marrë 560 mijë euro, AKK-së i takojnë 385 mijë euro ndërsa “Nisma për Kosovën”, do të marrë 210 mijë euro.

    Një shumë prej 315 mijë eurove do ta marrë Lista Serbe ndërsa partitë tjera të minoriteteve do të marrin shuma shumëfish më të vogla.

    Partia Turke (KDTP) dhe koalicioni VAKAT do t’i marrin secila nga  70 mijë euro, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës PDAK do t’i marrë 35 mijë euro, Progresivna Demokratska Stranka 35 mijë euro, Nova Demokratska Stranka 35 mijë euro, Partia Liberale Egjiptiane 35 mijë euro, partia e Ashkalinjve për Integrim 35 mijë euro, Koalicia za Gora 35 mijë euro dhe Kosovski Nevi Romani Partia me 35 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark