Rezultatet paraprake nga zgjedhjet lokale në Bosnje tregojnë se partitë nacionaliste do të fitojnë shumicën e kryebashkiakëve dhe të këshillave të qytetit.
Zgjedhjet janë mbajtur të dielën në të dyja rajonet gjysmë-autonome të Bosnjës: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska.
Zyrtarë të zgjedhjeve kanë thënë se më shumë se gjysma e elektoratit 3.2 milionësh ka votuar, shkruan rel.
Në Republikën Sërpska, rezultatet paraprake tregojnë në epërsi partinë separatiste pro-ruse, të udhëhequr nga ultranacionalisti Millorad Dodik.
Në Srebrenicë, Mlladen Grujiçiq, serb, 34 vjeç, ka shpallur fitore kundrejt rivalit boshnjak.