×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Partner i vështirë”, Escobar ka disa fjalë për Kurtin

    Insajderi
    11 June 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka përshkruajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “partner të vështirë” por megjithatë ka thënë se vazhdon partneriteti me Kosovën.

    Escobar këtë e ka deklaruar në një intervistë për Institutin për Politika dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, teksa ka shtuar se synimi final i SHBA-së është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Më duhet ta bëj të qartë këtë – z. Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një partner i vështirë, por megjithatë është partner. Kosova është partneri ynë. Serbia është partneri ynë. Pra, në të ardhmen duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë për të gjetur një mënyrë reciprokisht të pranueshme dhe reciprokisht të dobishme kështu që të dyja të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Escobar.

    Ai ka thënë se duhet të gjendet një mënyrë që të de-përshkallëzohet menjëherë situata në veri të Kosovës.

    “Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën dhe menjëherë të kthehemi në fokusin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për Serbinë kjo do të thotë t’i jepet fund bllokimit të integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Escobar, teksa ka shtuar se Kosova duhet ta zbatojë menjëherë Asociacionin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark