Ajo ka arritur të kthehet në një personazh mjaft të përfolur në sajë të bashkëshortit të saj.
Fjala është për partneren e Gold AG, doktoreshën e estetikës nga Gjilani, Ermira Shkodrën, e cila për publikun u bë më e njohur pas martesës me artistin nga Presheva.
Ajo për një kohë të shkurtër ka arritur të mbledh mijëra ndjekës në rrjete sociale, ndërsa së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.
E pyetur se çfarë domethënie ka emri i djalit ‘Gueril’, një përgjigje nuk mungoi duke sqaruar se çfarë në të vërtetë është.
“Çfarë domethënie ka emri i djalit?”, ka qenë pyetje e një ndjekësi, ndërsa Shkodra u përgjigj, “Gueril, që vepron në grupe të vogla e me befasi kundër armikut: njësit gueril; luftë guerile”.