Në Mbretërinë e Bashkuar, parukierët kanë raportuar se disa nga klientët e tyre që kanë kaluar COVID-19, kanë reaksione të reja serioze alergjike, të tilla si skuqje dhe djegie pasi kanë ngjyrosur flokët pavarësisht se kanë përdorur të njëjtën ngjyrë si më parë, raporton bbc.
Gemma, e cila e ka kaluar COVID-19, edhe pse përdori të njejtën ngjyrë që e përdor me vite me radhë pësoi një reagim ndaj një testi të alergjise. Salloni i saj thotë se ka parë katër klientë me të njëjtin problem që kur filloi teste alergjie për të gjithë klientët.
Shkencëtarët në Imperial College London, tani janë duke hulumtuar se si sëmundja mund të riprogramojë sistemin tonë imunitar, në një mënyrë të ngjashme me sëmundjet e tjera.
Shoqata Britanike, që përfaqëson parukierët dhe estetistët po paralajmëron profesionistët që të kryejnë teste shtesë për të shmangur përballjen me veprime ligjore.