Insajderi
Showbiz

Pas 13 vjetësh martesë, gruaja e konfirmon ndarjen nga ylli i Arsenalit

Insajderi
14 May 2026 - 12:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas 13 vjetësh martesë, gruaja e konfirmon ndarjen nga ylli i Arsenalit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i Arsenalit, Leandro Trossard dhe gruaja e tij Laura Hilven janë ndarë pas pothuajse 13 vjetësh martesë.

Laura e konfirmoi ndarjen me një postim emocionues në Instagram, në të cilin shkroi se ajo dhe futbollisti ishin ndarë tashmë ca kohë, transmeton Indeksonline.

Lajmi erdhi pasi Laura fshiu së fundmi fotot e tyre së bashku nga rrjetet sociale.

Ajo shkroi në postim: “Me shumë dashuri, kujdes dhe respekt të ndërsjellë, kemi marrë vendimin tepër të vështirë për t’u ndarë. Vendimi nuk ishte i lehtë. Në fakt, kemi qenë të ndarë për ca kohë dhe gjatë kësaj kohe i kemi dhënë vetes hapësirën dhe kohën për të kaluar gjithçka në paqe dhe larg publikut”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark