×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Pas 24 shtatorit, gjëja më absurde është që Kosovës t’i vazhdohen masat”

    Insajderi
    01 March 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se pas 24 shtatorit, kur edhe ndodhi sulmi në Banjskë, gjëja më absurde nga Bashkësia Ndërkombëtare, është që Kosovës t’i vazhdohen masat.

    Pas mbledhjes së Kryesisë, kryekuvendari tha se duhet të thuhet haptazi madje të publikohen edhe raporte se Serbia është përgjegjëse për këtë sulm.

    “Pas 24 shtatorit, gjëja më absurde që ka ndodh prej Bashkësisë Ndërkombëtare është që Kosovës t’i vazhdohen masat e ndërkohë Serbia e cila është vend drejtpërdrejt sponsorizues i këtij grupi terroirist e ka sulmuar Kosovën më 24 shtator, kjo është vërtetuar edhe prej informatave të ndryshme edhe ndërkombëtare edhe vendore që ky grup ka shfrytëzuar institucionet e sigurisë së shtetit të Serbisë për t’u trajnuar për të kryer përgatitje e tyre. Kemi gjetur edhe lidhje të drejtpërdrejta të armatimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë dhe lidhjen e eksponentëve terrorist të lidhur drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë shtetëror të Serbisë. ”, tha kryekuvendari.

    Konjufca u shpreh se qëndrimi i Parlamentit Evropian i cili ka bërë thirrje për t’ia hequr Kosovës masat, duhet të bëhet edhe qëndrim i qeverive evropiane.

    “Me të vërtetë nuk mund ta kuptoj që Kosovës ende i vazhdohen masat e vendosura nga BE. Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë krah Kosovës dhe popullit të saj. Më kujtohen mua edhe ngjarje të mëhershme të cilat janë të rëndësishme për Kosovën, dhe do të ishte mirë që ky qëndrim i PE-së të bëhet edhe qëndrim i qeverive evropiane. Ne e dimë që qeveritë evropiane mundohen ta gjejnë një mes me Serbinë, por këtu nuk ka mes dhe nuk ka kurrfarë balancimi. Këtu ka qenë një akt terrorist i 24 shtatorit, heroi Afrim Bunjaku u vra nga terroristët që hynë nga Serbia dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund ta fshehë askush. Qeveritë evropiane duhet ta pranojnë”, tha Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark