×
  • Sport
  • Sport

    Pas 3 jave mungesë, Lionel Messi rikthehet në stërvitje

    Insajderi
    02 April 2024 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lionel Messi  është rikthyer në stërvitjen me Inter Miami, përpara takimit të së mërkurës për Kupën e Kampionëve CONCACAF me Monterrey-n.

    Argjentinasi duket se është i gatshëm të luajë ndeshjen e të mërkurës.

    Inter Miami ka qenë pa Messin që kur ai u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë të fitores së tyre ndaj Nashville tre javë më parë.

    Trajneri Tata Martino e përshkroi çështjen si një “mbingarkim në kofshën e djathtë”, por këmbënguli se ai nuk do ta nxitonte Messin të kthehej në ekip.

    Të martën, reporteri i AS USA, Fernando Petrocelli, konfirmoi se Lionel Messi është rikthyer në stërvitje normale për Miami dhe ka marrë pjesë në të gjithë seancën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark