Pas 30 vitesh, Federata e Futbollit Afrikan me president të ri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas 30 vitesh, Federata e Futbollit Afrikan me president të ri

    Insajderi
    16 March 2017 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një zhvillim të befasishëm të enjten, është “përmbysur” presidenti i Federatës së Futbollit Afrikan, kamerunasi Issa Hayatou (70), i cili në një votim për zgjedhjet në federatë, u mposht nga kundërkandidati i tij nga Madagaskari, Ahmed Ahmed, raporton Anadolu Agency.

    Disafata e sotme nënkupton fundin e qëndrimit të tij 30 vjeçar në pozitën e kryetarit të federatës.

    Mbledhja e Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) u mbajt në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, ndërkohë që delegatët votuan me një votim të fshehtë.

    Ahmed mori besimin e 34 delegatëve, ndërkohë që për Hayatou votuan 20 delegatë, në mbledhjen në të cilën mori pjesë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino si dhe përfaqësues të vendeve anëtare dhe futbollistë të mirënjohur.

    Hayatou ushtroi detyrën e presidentit të federatës për 29 vite duke mbijetuar disa sfida të votimeve.

    Në fjalën e tij, Infantino u zotua të mbështesë rritjen e futbollit në Afrikë, pasi sipas tij, Afrika duhet të ketë një prezencë më të madhe në futbollin ndërkombëtar, ndërkohë që u zotua edhe për përpjekjet që Afrika të përfaqësohet nga 10 shtete në Kampionatet Botërore.

    Kryetari i ri, Ahmed më parë ka shërbyer si ministër i Sportit dhe ministër i Peshkimit në Madagaskar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark