Zvicra të martën ka thënë se do të heqë ndalimin e saj 40-vjeçar për meshkujt homoseksualë dhe biseksualë për të dhënë gjak, por ende do të ndalojë donacione nga ata të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale në vitin e kaluar.
Pas shumë diskutimeve, Zvicra ka rënë në përputhje me vendet e tjera evropiane si Britania dhe Franca, të cilat kanë zbatuar ndalimet pas zbulimit të HIV-it në fillim të viteve 1980, raporton France24.
Ndryshimi i politikës është miratuar nga Agjencia Zvicerane për produktet Terapeutike (Swissmedic) nga një rregullator federal, pas një apeli nga “Swiss Transfuzionit SRC” i cili është pjesë e divizionit të Kryqit të Kuq dhe është përgjegjës për produktet e gjakut.
Për shkak të zbulimit të sëmundjes së HIV-it, që nga viti 1977 Zvicra ka ndaluar donacionet e gjakut nga meshkujt që bëjnë seks me meshkuj .
Për shefin e Transfuzionit Zviceran, Rudolf Schëabe, ndryshim i politikës të së martës shënoi “një ndryshim në rregulloren e parë diskriminues” edhe në qoftë se rregullat e reja janë “larg nga të përsosurat.”
Sipas “Swissmedic”, rregullat e reja do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. /Insajderi.com