×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas aderimit në LDK – reagon Shqipe Pantina

    Insajderi
    09 January 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Pas njoftimit nga kryetari Abdixhiku, ka reaguar Pantina duke treguar arsyet e rikthimit të saj në politikë.

    Ajo është shprehur se angazhimi i saj në politikë “çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive”.

    Reagimi i plotë:

    Të dashur miq,

    Ndihem e nderuar me ftesën e kryetarit Lumir Abdixhiku të bëhem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Angazhimi im në politikë çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive.

    LDK sot është bërë adresë ku shumë veprimtarë politikë, të reja e të rinj që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për vendin, familjen dhe veten e tyre, po i bashkohen kësaj partie.

    Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Na priftë e mbara!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark