Insajderi
Ballina 5

Pas akuzave të Hasanit reagon edhe dekani i Fakultetit Juridik: Zotohem se…

Insajderi
26 October 2022 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas akuzave të Hasanit reagon edhe dekani i Fakultetit Juridik:  Zotohem se…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori universitar, Enver Hasani ditë më parë reagoi pas emërimit të Luljeta Plakolli-Kasumit si  ushtruese e detyrës së rektorit duke thënë se punimi i doktoratës së saj ishte plagjiat. Njëkohësisht, Hasani kishte përmendur edhe dekanin e fakultetit juridik, Avni Puka ku ky i fundit i reagoi sot edhe publikisht.

Puka përmes një postimi në facebook ka shkruar se i demanton ashpër akuzat e Hasanit drejt tij dhe i konsideron shpifje e thashetheme.

“Si profesor, dhe në cilësi personale, i demantoj ashpër këto akuza dhe e siguroj opinionin e gjerë publik, që deklarimet e tilla janë shpifje, hapje thashethemesh dhe fyerje”,ka shkruar Puka.

I njëjti ka shkruar se doktoratura e tij është verifikuar nga komisione dhe mekanizma e profesorë me kredenciale akademike.

“për akuzat ndaj integritetit tim akademik dhe shkencor, nuk kam asnjë problem, sepse doktoratura ime është produkt i punës time dhe përkushtimit disa vjeçar (e verifikuar nga komisione, mekanizma e profesorë me kredenciale akademike). Por megjithatë, për shkak të akuzave publike, këtë çështje do ta adresoj tek autoritetet kompetente, për të provuar një gjë të tillë”, ka shkruar ai në facebook.

Sipas dekanit, Hasani nuk ka diskutuar mbi këtë çështje në Fakultet e as në Këshill.

“z. Hasani, për ketë çështje as që ka diskutuar njëherë të vetme ne Fakultet, Këshill të Fakultetit (ku me muaj të tërë ai as nuk merr pjesë). Por për deklarime të tilla, shfrytëzon dhe abuzon hapësirën publike mediale, për të bërë akuza të ulëta dhe të pabaza, jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj një kolegeje të respektuar, sikurse ka vepruar edhe me shumë kolegë të tjerë për vite të tëra”, thuhet më tutje në postimin e tij.

Puka shtoi se zotohet se nuk do të tolerohet instalimi i fyerjeve të pabaza dhe shantazhit si mënyrë e funksionimit në fakultetin juridik.

“Në cilësi të Dekanit të Fakultetit Juridik, do të vazhdoj të ruaj integritetin e fakultetit dhe të kolegëve, dhe asnjë formë shantazhi nuk do të na zmbrapsë nga reformat dhe luftimi i dukurive negative në fakultet. Unë jam plotësisht i gatshëm dhe i hapur që të zbardhim çdo pretendim, por në të njëjtën kohë zotohem se nuk do ta tolerojmë instalimin e fyerjeve te pabaza dhe të shantazhit si mënyrë të funksionimit në fakultet juridik. Për këtë qëllim do të përdorim çdo mjet të lejueshëm ligjor dhe institucional”, ka shkruar për fund Puka.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark