Insajderi
Zgjedhjet 2026

Pas ambasadorit britanik edhe u.d e ambasadores amerikane viziton Abdixhikun në Seli të LDK-së: E njoftova për momemtumin e mirë politik

Insajderi
22 January 2025 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas ambasadorit britanik edhe u.d e ambasadores amerikane viziton Abdixhikun në Seli të LDK-së: E njoftova për momemtumin e mirë politik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht zëvendës ambasadoren, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit, Abdixhiku tha se ka informuar znj. Prattipati për “momentumin e mirë të LDK-së dhe për ecurinë e fushatës elektorale.

” “Pas ambasadorit britanik, në takim prita të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve, dhe njëkohësisht zëvendës ambasadorën, Anu Prattipati.

Znj. Prattipati e njoftova për momentumin e mirë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve, si dhe mbi rrjedhën e fushatës sonë.” – ka shkruar Abdixhiku. Ai ka shprehur angazhimin e tij për të fuqizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e një partneriteti të ngushtë me administratën e re amerikane. “Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër. Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten eksluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë me SHBA-të!” – shtoi Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark