Insajderi
Show

Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocionale të Gjestit

Insajderi
20 March 2026 - 23:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocionale të Gjestit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, ka folur për situatën e Gjestit, i cili u arrestua pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje.

Gimbo është shprehur se ai është shumë mirë, dhe se situata tashmë do të zgjidhet përmes procesit gjyqësor.

“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur edhe tani është në proces gjyqësor edhe ligji vendos edhe e kanë në dorë ata, edhe ne për momentin jemi shumë mirë. Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë”, tha Gimbo pa dhënë shumë detaje.

Gjithashtu i pyetur nga moderatorët e Goca dhe Gra nëse është ndjerë i favorizuar në Big Brother Vip 5, për shkak të shoqërisë së tij me Gjesin, ai tha se:

“Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt se ka qenë një influencë shumë e madhe, edhe jam falënderuese shumë atyre që më kanë mbështetur”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark