Insajderi
Lajme

Pas arrestimit të Vezir Hazirajt, deklarohen nga Prokuroria

Insajderi
15 August 2026 - 16:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas arrestimit të Vezir Hazirajt, deklarohen nga Prokuroria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vezir Haziraj i dyshuari për tentim vrasjen fshatin Orrobërd të Istogut, pas disa ditësh në arrati, sot i është dorëzuar organeve të rendit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Insajderin ka deklaruar se ndaj Hazirajt do të caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

“I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, do të ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore, për të cilat do t’ju mbajmë të informuar”, ka deklaruar ai.

Policia e Kosovës me 11 gusht ka shpallur në kërkim Vezir (Ramush) Hazirajn, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Orroberdë të Istogut.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit 2026, ndërsa i dyshuari po kërkohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark