Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Stresi ndau pikëllimin për humbjen e mikut të tij.
22-vjeçari u nda nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Reperi ka publikuar një foto të të ndjerit dhe përkrah saj shkruan i prekur, “Shpirti i vëllait s’di ça të them tjetër përveçse lamtumirë o engjëll”.
Pas këtij postimi, reperi ndau edhe një tjeër mesash.
“Kur një njeri që e kam dashur dhe ndërron jetë mua më prishet gjithë dita dhe përmbyset gjithçka për momentin. Nuk flas kot e bërtas duajeni more nënën, babain, vëllain, motrën dhe njerëzit e afërt që dhanë prova për ju. Një jetë kemi dhe vetëm pasi vdes dikush i japim poezi e themi ishte njeri i mirë, jo s’jam dakord aspak duaje sa është gjallë që të mos pendohesh kur të vdes”, shkroi ai.