Insajderi
Lajme

Pas dekadash pritjeje, sot rivarroset Dëshmori Hajdar Pepaj pasi u identifikua përmes ADN-së

Insajderi
21 June 2026 - 08:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas dekadash pritjeje, sot rivarroset Dëshmori Hajdar Pepaj pasi u identifikua përmes ADN-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot do të bëhet rivarrimi i Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur.

“Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më 21 qershor 2026 do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Sipas njoftimit, ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 21 qershor 2026, në varrezat e fshatit Kodrali, duke filluar nga ora 16:00. Paraprakisht, nga ora 15:00, do të mbahen homazhe te “Lapidari i Ri” në fshatin Kodrali të Deçanit.

Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Pepaj.

Njëkohësisht, ky institucion ka ritheksuar përkushtimin për vazhdimin e angazhimit në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark