×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas deklaratës së Mustafës, reagon Abrashi: Të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë

    Insajderi
    20 October 2022 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ku tha se kryeministri Kurti duhet të bëjë marrëveshjen me Serbinë ose të lëshoj rrugë, shkruan Insajderi.

    Mustafa në një lidhje direkte në një nga televizionet në Kosovë tha se marrëveshja nuk është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, por, edhe stabilitetit në rajon.

    “Z. Kurti duhet ta bëjë marrëveshjen ose të lëshojë rrugë, sepse nuk ka shumë alternativa. Tash marrëveshja nuk është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, por edhe çështje e stabilitetit në rajon sepse kemi një vend që është sulmuar nga Ukraina, një luftë që po zhvillohet në Evropë”, tha ai në T7

    Kurse, deputeti Abrashi, krahas deklaratës së Mustafës, ka reaguar duke thënë se pensionistët janë të gatshëm të kthehen që t’i japin edhe më shumë Serbisë.

    “Janë të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë”, shkroi ai në facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark