Insajderi
Insajderi

Pas dënimit të Calit, reagon Lushtaku: Presidentja qëndron me UÇK-në apo me Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?

Insajderi
16 December 2022 - 20:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas dënimit të Calit, reagon Lushtaku: Presidentja qëndron me UÇK-në apo me Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas dënimit që mori ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë.

Lushtaku përmes një postimi në facebook shkroi se aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Mustafës, sipas tij vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive.

Deputeti tha se kryeministri Kurti shkroi ca fjalë për rastin dhe UÇK-në, por jo edhe presidentja Osmani.

“Shprehi indinjatën më të madhe ndaj këtij trupi gjykues, i cili dënon mbrojtësit e familjeve shqiptare, pa fakte. Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet! Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Ai madje shtroi pyetjen se “Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?”.

“Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare? Shprehu znj. Osmani?!”, shkroi ai në facebook

Postimi i plotë:

Aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Calit, vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive tona.

Shprehi indinjatën më të madhe ndaj këtij trupi gjykues, i cili dënon mbrojtësit e familjeve shqiptare, pa fakte.

Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet!

Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani.

Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?

Shprehu znj. Osmani?!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark