Insajderi
Lajme

Qytetarët ankohen për rrezik nga autobusi i kompanisë “Shpejtimi”-Reagon kompania

Insajderi
04 April 2026 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetarët ankohen për rrezik nga autobusi i kompanisë “Shpejtimi”-Reagon kompania
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me një autobus që ishte duke qarkulluar në Rrugën e Kombit.

Sipas tij, automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe paraqiste një anomali në lëvizje, pasi anonte dukshëm nga krahu i djathtë.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga kompania pronë e të cilës është autobusi.

Sipas tyre “autobusi në fjalë ka pësuar një defekt të vogël teknik gjatë rrugës, por situata është menaxhuar menjëherë nga stafi. Të gjithë udhëtarët janë transferuar në kohë reale dhe në mënyrë të sigurt në dy autobusë të tjerë të kompanisë, duke vijuar udhëtimin pa probleme”.

Ky është reagimi i plotë i kompanisë:

Autobusi në fjalë ka pësuar një defekt te vogël teknik gjatë rrugës, por situata është menaxhuar menjëherë nga stafi ynë. Të gjithë udhëtarët janë transferuar në kohë reale dhe në mënyrë të sigurt në dy autobusë të tjerë të kompanisë sonë, duke vijuar udhëtimin pa probleme.

Ndërkohë, autobusi me defekt ne jastek rrjedhja e ajrit, pas asnje rrezik është dërguar në servis për riparimet e nevojshme.

Theksojmë se siguria dhe komoditeti i udhëtarëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor dhe çdo situatë e tillë trajtohet me përgjegjësi maksimale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark