Pas dështimit të koncertit të Bushido, kompensohen biletat - Insajderi
×
Kulturë

Pas dështimit të koncertit të Bushido, kompensohen biletat

Insajderi
22 July 2016 - 12:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Organizatorët e festivalit P+Festival, pas dështimit të performancës së artistit të njohur Bushido për shkak të prishjes së gjeneratorit u kanë kërkuar falje gjithë atyre që kishin blerë biletat.

Oranizatorët thane se kontraktori i gjeneratorit nuk e ka kryer punën me përgjegjësi dhe në mënyrë adekuate, por bëjnë me dije se festivali, që filloi dje me 21 korrik në Parkun e Gërmisë, do të vazhdoj sipas planifikimeve dhe se biletat e tyre do të kompenzohen.

“ Festivali do të vazhdoj ashtu siç është planifikuar edhe për dy ditë të tjera (22, 23 korrik) dhe informojmë se biletat e ditës se djeshme për ata që posedojnë biletat ose shiritin e dorës mund të vijn te dera e hyrjës dhe t’i marrin biletat për dy ditët e ardhshme gratis si kompenzim i biletave të ditës së parë”, u shprehën organizatort.

Pas dështimit të perfprmacës përmes një postimi në Facebook Bushido ka thënë se i vjen i keq që nuk performoi para publikut kosovar, përkundër që kishte pritur rreth dy orë në prapaskenë për rregullimin e gjeneratorit.

“Të dashur miq, mbrëmë na thanë se gjeneratori është prishur dhe ata u munduan për dy orë që ta rregullojnë dhe të fillojë koncerti. Ne qëndruam një orë në prapaskenë në errësirë sepse shpresuam se rryma do të rregullohej. Fatkeqësisht nuk u rregullua dhe u desh të rikthehemi në hotel”, ka shkruar Bushido.

Organizatorët premtuan se Bushidon do ta sjellin përseri në vitin 2017 në Kosovë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark