×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas djegies së shkollës në Ferizaj, reagon përsëri Çeku

    Insajderi
    14 March 2023 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka reaguar përsëri pasi gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj dje i ishte vënë flaka.

    Çeku tha se ky objekt do të restaurohet gjatë vitit dhe do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit.

    “Punimet do të përfundojnë gjatë vitit. Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit”, ka njoftuar në Facebook ministri Çeku.

    Çeku gjatë ditës ka qëndruar në Ferizaj për të parë nga afër “pasojat e krimit”.

    Në këtë vizitë ai është shoqëruar nga kryeprokurori i Ferizajit, drejtori i policisë në Ferizaj dhe krerët e autoriteteve të trashëgimisë kulturore.

    “Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet”, ka deklaruar Çeku.

    Ai thotë se Ferizaj shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore.

    “Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka deklaruar tutje Çeku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark