Pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë - Dogana dërgon staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë – Dogana dërgon staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak

    Insajderi
    12 November 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, pas dorëheqjes së 11 zyrtarëve të Doganës, nëntë serbë e dy boshnjakë.

    Lajmin për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

    ‘Po, është dërguar staf shtesë. Janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë Stavileci për Insajderi.

    Pak ditë pasi Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit për ri-regjistrimin e makinave me targa serbe, në ato legale RKS situata në Veri të Mitrovicës filloi të përshkallëzohet.

    Në komuna e banuara me qytetarët serbë dhanë dorëheqje zyrtarët policorë, kryetarët e komunave, administrata lokale, prokurorët, deputet, gjyqtarët dhe stafi administrativ gjyqësor. Kështu, komunat veriore mbetën pa përfaqësuesit në institucionet e Kosovës.

    Kjo situatë bëri që pikat kufitare në Veri të mbesin vetëm në duart e policëve të Kosovës e ndërkombëtarët të shtojnë patrullimin në teren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark