Insajderi
Lajme

Pas Durrësit tronditet edhe Tirana – dyshohet se picieri vrau kuzhinierin: Më bullizonte

Insajderi
28 October 2025 - 16:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas Durrësit tronditet edhe Tirana – dyshohet se picieri vrau kuzhinierin: Më bullizonte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte, 28 tetor, në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë, ku një person humbi jetën pas sherrit që degradoi me përdorimin e thikës.

Sipas burimeve, viktima është Indrit Ismaillari, rreth 41 vjeç, i cili punonte si kuzhinier në lokalin “City Lounge” në zonën e ‘Komunës së Parisit’

Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.

Vrasja ka ndodhur në mes të lokalit ne sy të shumë klientëve. Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Kanë ndërhyrë dhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi nuk e ndalonte sulmin ndaj viktimës.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit të të plagosurit në spital, Indrit Ismaillari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark